Albin Kurti

Albin Kurti: Ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi e ka për ngut vetëm kryetari, Hashim Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ka disa zhvillime pozitive që duhet përdorur në rastin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai këtu përfshin deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq. Ndonëse flitet për korrigjime eventuale të shënjimit të kufirit nga Trupi i Përbashkët Punues, këto janë korrigjime potenciale vetëm të shënjimit të kufirit tashmë të ndryshuar e që pritet të ratifikohet, e jo kthim të kufirit në Çakor e Zhlep. Pra, korrigjime minimale prej dhjetëra metrave me rastin e saktësimit të kufirit të ndryshuar e jo korrigjim prej disa kilometrave të kufirit të ndryshuar. Rrjedhimisht, nuk ka kuptim ratifikimi i kufirit të ndryshuar e pastaj korrigjim eventual me rastin e shënjimit të tij. Duhet korrigjuar delimitimi i bërë gabimisht e pastaj të ratifikohet demarkacioni. Ai  ka saktësuar se nga dy milionë qytetarë të Kosovës, ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi e ka për ngut vetëm kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …