Kryeministri Haradinaj, priti në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë

Kryeministri Haradinaj, priti në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të martën në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, kryesuar nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann. Ai  ka falënderuar gjeneralin Hoffmann dhe ekipin e tij në Kosovë për përkrahjen e madhe dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, duke i kontribuar kështu edhe sigurisë rajonale. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë një forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar në funksion të sigurisë të të gjithë qytetarëve të vendit.  Gjeneral Ralf Hoffmann, ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, me theks të veçantë për iniciativat dhe projektet mbështetëse për FSK-në përgjatë vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …