Kryetari Thaçi takohet me sekretarin e Jashtëm britanez, Boris Johnsonin, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari Thaçi takohet me sekretarin e Jashtëm britanez, Boris Johnsonin, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është mendim i përbashkët që dialogu është e vetmja formë e zgjidhjes së problemeve, si kusht për perspektivën evropiane të dy vendeve. Kosova falënderon Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e përhershme në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …