Selimi: Çdo parti do të jetë e obliguar për zbatimin e marrëveshjeve

Zëvendësministri
i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se dhuna e partive
opozitare ka shkaktuar shumë probleme dhe dëme për Kosovën dhe imazhin e saj si
shtet. Kjo është vërejtur, sipas tij, nga reagimet e Komisionit Evropian, Parlamentit
Evropian, diplomacisë së Tiranës, ambasadave të huaja si dhe sekretarit
amerikan të Shtetit, John Kerry. Në një intervistë për të përditshmen ‘Epoka e
Re’, Selimi ka theksuar se protesta të dhunshme ka pasur edhe në Athinë,
Podgoricë dhe Shkup, por ato ishin të përqendruara në ekonomi dhe çështje të
zhvillimit ekonomik. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka shtuar se në
protestat në Kosovë, opozita ka përdorur armë, dhunë si dhe kërcënime për rrëzimin
e dy marrëveshjeve ndërkombëtare. “C
ilado parti të jetë në pushtet, do të jetë e obliguar, pa
asnjë fije dyshimi, t’i implementojë marrëveshjet tona ndërkombëtare”, ka thënë
Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …