MINISTRI LEKAJ PRITI DREJTORIN DEEP SINGH NGA ,,SARA-GROUP’’

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim drejtorin e kompanisë ‘’SARA-GROUP’’ Deepit Singh, nga India dhe bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht ministri Lekaj e falënderoi udhëheqësin e kësaj kompanie për interesimin e tij për të investuar në Kosovë.

Drejtori i SARA-GROUP erdhi me një prezantim të kompanisë, duke e siguruar ministrin për seriozitetin e kësaj kompanie për të investuar në Kosovë, përkatësisht në fabrika në territorin e Gjakovës dhe në vende tjera në Kosovë.

Ministri Lekaj e njoftoi bashkëbiseduesin për projekte të mëdha që do të implementohen në Kosovë, në këtë drejtim investitorët, si ata të brendshëm po ashtu edhe nga jashtë, do ta kenë mbështetjen nga ana e Qeverisë Haradinaj, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës gjithnjë në koordinim me qeverisjen lokale të komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …