leoni

MPMS shpall Programin e Subvencionimit në pagë për 120 punëkërkues

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me mbështetjen teknike të UNDP, shpall të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë nisur nga dita e premte, 16 mars 2018. Ky Program do t’u ofroj punësim një vjeçar 120 të papunëve afatgjatë të regjistruar në Zyrat e Punësimit, në të gjitha Komunat e Kosovës. Me këtë rast, ftojmë kompanitë e sektorit privat të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në komunat përkatëse, që të përfitojnë subvencionim prej 50% të pagës mujore, për çdo person të papunë që punësojnë për periudhën një vjeçare. Afati i fundit për aplikim nga punëdhënësit dhe punëmarrësit është data 6 prill 2018 deri në ora 16:00. Për informata më të hollësishme, kontaktoni zyrat e punësimit në qytetet tuaja dhe web faqen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Agjencionit të Punësimit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …