Tensionohet situata në Kuvendin e Kosovës kur po diskutohej për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit

Tensionohet situata në Kuvendin e Kosovës kur po diskutohej për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit

Situata në Kuvendin e Kosovës ka filluar të acarohet  në kohën kur po diskutohej për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit. Fjalimi i ministres, Dhurata Hoxha ka nxitur reagim të deputetëve të VV-së, por edhe të atyre që ditë më parë dolën nga kjo parti. Situata shkoi deri aty sa gati pati përleshje fizike mes deputetëve të Vetëvendosjes e PDK-së.  Sikurse ministrja Hoxha edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli  tha se Vetëvendosje e Albin Kurti e dërguan Astrit Deharin në Vetëvrasje. Ndërsa Kurti e quajti tradhtar Veselin. Pas saj doli në foltore kryeministri duke u munduar ta qetësojë situatën. Por, sapo doli sërish ministrja Hoxha deputetët e Vetëvendosjes nisën protestën duke goditur tavolinat me duar. Me herët gjatë ditës lideri Albin Kurti ka kërkuar shkarkimin e gjithë atyre që siç thonë kishin dorë në vdekjen e Deharit. E pikërisht kjo çështje ka përplasur në Kuvend deputetët e Vetëvendosjes dhe Grupit të Pavarur me pushtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …