Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim Erin Sawyer nga Zyra e INL për Euro-Azi

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në takim Erin Sawyer nga Zyra e INL për Euro-Azi

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim, Erin Sawyer, drejtoreshë e Zyrës për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit. Në këtë takim u diskutua për të arriturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në luftën kundër narkotikëve në veçanti. Ministri Sefaj falënderoi Erin Sawyer për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës në luftimin e dukurive negative. Drejtoresha Erin Sawyer përgëzoi ministrin Sefaj për të arriturat e institucioneve të sigurisë së Kosovës në luftë kundër narkotikëve dhe shprehu gatishmërinë e Departamenti të Shtetit për ta përkrahur edhe me tej Republikën e Kosovës në këtë aspekt.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …