Zëvendëskryeministri Limaj, thotë se taksa ndaj Serbisë hiqet atëherë kur të pushojnë arsyet e vendosjes se saj

Fatmir Limaj: Çështja e arsimit është temë nacionale në të cilën duhet të përfshihen pozitë e opozitë

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se përkushtimi i kësaj qeverie është vendosja e sektorit të arsimit në binarë të drejtë. Këtë deklaratë Limaj e ka dhënë në tryezën e organizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me temën “Gjendja e Sistemit Arsimor”, shpreha vullnetin e kësaj qeverie për t’ia dhënë drejtimin e duhur arsimit në Kosovë.

“Çështjet e arsimit nuk janë ekskluzivisht përgjegjësi e një ministrie ose e një qeverie, por është temë nacionale ku duhet të përfshihen pozitë, opozitë dhe shoqëria civile. Synimi i kësaj qeverie është që njerëzit e duhur të jenë në vendin e duhur dhe vetëm në këtë formë do ta ngritim cilësinë në arsim”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …