Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler ku biseduan për bashkëpunim në arsim po ashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të tjera. Ambasadori Pfandler ka thënë së është i gatshëm për bashkëpunim por edhe mbështetje për Ministrin e Arsimit. Ai  tha me këtë rast se gjatë takimit me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, bisedova për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve, për projektet në proces dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte të reja. Falënderova ambasadorin austriak për mbështetjen e madhe që ka dhënë vazhdimisht shteti i tij dhe për ndihmën e vazhdueshme, e cila po i kontribuon ngritjes së cilësisë në arsim. Gjatë takimit, ambasadori Pfandler theksoi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në synimet e saj për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …