Thaçi dhe Haradinaj

Takohen Thaçi dhe Haradinaj për koordinimin e punëve të përbashkëta shtetërore dhe menaxhimin e sigurisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar sonte. Takimi kishte për qëllim koordinimin e punëve të përbashkëta shtetërore për menaxhimin e situatës së sigurisë. Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe tema tjera të interesit shtetëror. Thaçi dhe Haradinaj gjatë ditës së sotme kanë mbrojtur intervenimin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për arrestimin e Marko Gjuriqit, transmeton KP. Takimi i dy zyrtarëve shtetërorë vjen pas zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku është arrestuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Ujku i Shigjetë, i FSK-së, sukses në validimin e Regjimentit të Tretë, por misioni i madh sapo ka filluar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar një moment të rëndësishëm në rrugën e saj …