Skenderaj kujton të rënët për liri në Klinë të Ulët

Më rastin e 19-vjetorit të rënies së dëshmorit Avdullah Kodra, si dhe 19-vjetorit të rënëve për liri në Klinë të Ulët, Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, kryesuesen e kuvendit, Fatbardha Haliti, Drejtorët komunal, asamblistë, mësimdhënës dhe familjarë, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të dëshmorit Avdullah Kodra në Prekaz, si dhe pranë lapidarit të rënëve për liri në Klinë të Ulët.

Në përkujtim të dëshmorit Avdullah Kodra u mbajt manifestim përkujtimorë, Kryetari Jashari të pranishmëve ju drejtua më një fjalë rasti, po ashtu gjatë këtij manifestimi përkujtimorë nxënësit e shkollës “ Ilir Lushtaku” shfaqën një program artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …