Ramush Haradinaj: Kur provuam ta rrëzojmë Gjykatën Speciale nuk e morëm parasysh Amerikën, por nuk i bëmë votat

Kryeministri Haradinaj shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së Driton Gashi

Kryeministri i Kosovës Ramsh Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.  Në njoftimin e publikuar për opinion shkruan se në bazë të kompetencave kushtetuese, kryeministri  i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij, – thuhet në njoftimin e para Qeverisë. Gjashtë shtetas turq që kishin leje qëndrimi në Kosovë sot me shpejtësi iu hoq ajo, u arrestuan dhe mendohet se rreth orës 13 të ditës së djeshme janë ekstraduar për në Ankara. Lejet e qëndrimit ia revokoi Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa aksionin e kanë kryer AKI-ja dhe Policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …