Kryetari Latifi takohet me student përfitues të bursave

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi,  ka takuar studentët të cilët janë përfitues të bursave, bursa këto që jepen nga buxheti komunal, për vitin akademik të studimeve 2017/2018, të cilët studiojnë në universitetet publike.

Më këtë rast Kryetari Latifi, i ka uruar të gjithë studentët përfitues duke u thënë se unë si Kryetari i Komunës, në vazhdimësi do të kem një kujdes të veçantë për të gjithë studentet e Komunës së Rahovecit.

Numri i studentëve që kanë përfituar bursë nga Komuna e Rahovecit është 63, kurse vlera për një bursë për vit akademik është 500 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …