Kryetari Hashim Thaçi, i zhgënjyer me dështimin e organeve të Shtetit në rastin e gjashtë "gylenistëve"

Kryetari Hashim Thaçi, i zhgënjyer me dështimin e organeve të Shtetit në rastin e gjashtë “gylenistëve”

Kryetari Hashim Thaçi, është ndjerë  i zhgënjyer me dështimin e organeve të shtetit në rastin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq. Ai  në një konferencë për media ka thënë se ka pranuar një raport të detajuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës për arsyen e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, që po qëndronin në Kosovë. Sipas AKI-së, arsyeja e vetme e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, ka qenë se ata kanë rrezikuar sigurinë kombëtare. Më tej Thaçi ka thënë se janë duke u bërë hetime të detajuara dhe derisa të përfundojnë këto hetime duhet të kemi kujdes se si po sillemi me organet tona shtetërore. Kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar dhe nuk mund të përdoret nga askush, për të sulmuar Kosovën për mos respektim të konventave ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Friedrich Merz kritikon Kosovën dhe Serbinë për mungesë progresi në dialog

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të intensifikojnë dialogun për …