Agjencia e Menaxhimit Emergjent/MPB dërgon ndihmë me pajisje për vërshime në Republikën e Shqipërisë

Sipas kërkesës së Drejtorisë së Emergjencave Civile nga Republika e Shqipërisë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME/MPB do dërgon ndihmë në pajisje për kërkim shpëtim në ujera sipërfaqësorë. Ndihma do të ju ofrohet me 25 palë çizme të gjata gome (peshkatarësh) me gjoksore. Pajisjet në fjalë do tu jepen njësive të kërkim shpëtimit në ujera sipërfaqësor, në shfrytëzim te përkohshëm, deri në stabilizimin e situatës nga vërshimet.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave  do të jetë e gatshme për tu dalë në ndihmë të gjitha shteteve në nevojë, dhe në këtë rast dëshmohet gatishmëria e AME-së në kryerjen e detyrave si brenda territorit të Republikës së Kosovës, por edhe në ndihmë shteteve të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …