Stop Vrasjeve” është motoja e protestës së organizuar nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Deçanit, me të cilën do të marshojnë sot në këtë qytet. Marshi paqësor do të fillojë në orën 11:00. Ky Këshill po ashtu ka diskutuar lidhur me gjendjen e sigurisë në këtë komunë pas rasteve të fundit ku kanë ndodhur dy vrasje. Në Deçan u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj e zhdukur në muajin nëntor, ndërsa Ylber Malaj u vra dy ditë më parë në sheshin “Ismet Ukaj” të fshatit Strellc i Epërm në Deçan nga të shtënat me armë zjarri.
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
