Në komunën e Hanit të Elezit u përurua libri ,,Buzëqeshje Lirie” të autorit Shaban Çupi

Autori i librit ,,Buzëqeshje Lirie”, në ambient institucional, bëri përurimin e veprës së tij të radhës e cila i kushtohet dëshmorit Gafurr Luma nga fshati Qafshqipe (Glloboshicë) të Kaçanikut, rënë në masakrën e pushtuesit serb në burgun e Dubravës më 22 maj 1999. Ky libër (poemë) botohet me rastin e 57 vjetorit të lindjes së dëshmorit dhe në 19 vjetorin e rënies. Dëshmori Gafurr Luma ishte dy herë i burgosur politik dhe nga 38 vite sa jetoi, 20 vite i kishte në shërbim të atdheut dhe lirisë. Vëllau i Gafurrit, Qaniu është dëshmori tjetër i kësaj familje i cili ra në fushëbetejat e fshatit Ivajë, më 8 mars 1999 si ushtar i Brigadës 162 ,,Agim Bajrami’’ të UÇK-së. Autori, Shaban Çupi, ishte bashkëvuajtës në burgje me dëshmorin Gafurr Luma dhe nëpërmjet vargjeve të kësaj poeme, ka skalitur qëndresën dhe sakrificën e dëshmorit për liri. Vlenë të theksohet se në burgun e Dubravës, pos Gafurr Lumës, nga komuna e Kaçanikut kanë rënë edhe prof. Mejdi Dalloshi, Mr. Tefik Raka, Danush Kurtaj dhe 17 vjeçari nga Hani i Elezit, dëshmori Suad Brava. Në fund, autori shpërndau libra edhe për Bibliotekën e qytetit, ndërsa kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, falënderoi autorin, njëherit duke i uruar edhe suksese të tjera në shkrime për ata që për liri dhanë më të shtrenjtën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …