Isa Mustafa

Isa Mustafa, ka përkujtuar 19-vjetorin e Betejës së Koshares e 10-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka përkujtuar 19-vjetorin e betejës së Koshares dhe 10-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së vendit. Me këtë rast, ai ka thënë se beteja triumfale e Koshares shënon fitoren më të madhe në betejë të hapur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi forcat e armikut. Mustafa ka theksuar se 9 vjet më vonë, pikërisht më 9 prill 2008, u miratua edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që sublimon vlerat më të larta demokratike, për të cilat luftuan dhe dhanë jetën burra të mëdhenj të kombit, si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Abaz Thaçi, Xhemajl Fetahu, e shumë pjesëmarrës të tjerë të Betejës heroike të Koshares, ka shkruar Mustafa, i cili ditë më parë është kthyer nga Gjermania ku ka qëndruar për shërim.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …