LDK: Qeveria e ka humbur tashmë legjitimitetin për të qeverisur vendin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy opsione për Qeverinë aktuale, të cilën e konsideron se e ka humbur tashmë legjitimitetin për të qeverisur me vendin. Marrëveshje ndërpartiake për datën e zgjedhje të parakohshme apo mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës, janë dy opsionet e LDK-së. Kjo parti politike, ndonëse në opozitë, tash për tash përbën grupin më të madh parlamentar. Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se koalicioni aktual ka humbur shumicën në Kuvend dhe rrjedhimisht, sipas tyre, ka humbur edhe funksionalitetin. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se fillimisht do të kërkohet një debat me partitë politike për caktimin e një date të zgjedhjeve të parakohshme dhe nëse kjo nuk arrihet, sipas tij, do të vazhdohet me procedurat për mocionin e mosbesimit. “Janë proceduara të cilat janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje dhe nuk mbetet asgjë tjetër përpos organizimit të mocionit. Kërkesa për përkrahje nga deputetët dhe grupet politike do të fillojë nga ato opozitare dhe deputetët të cilët ia duan të mirën vendit, duke marrë parasysh skandalet dhe mosefikasitetin e kësaj qeverie”, tha Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …