leoni

Pas sulmit ndaj bazës së ushtrisë amerikan në Irak nga Irani, kryetari i SHBA-ve, Donald Trump do t'i drejtohet popullit

Donald Trump: Amerika e Koreja e Veriut po zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta “në nivele të larta”

Bisedime të drejtpërdrejta në nivele shumë të larta janë zhvilluar tashmë me Phenianin, ka njoftuar kryetari  amerikan, Donald Trump, pasi deklaroi se takimi i tij historik me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un do të zhvillohet në fillim të qershorit. “Diskutimi mes dy krerëve është një mundësi e vërtetë për të zgjidhur një problem botëror”, shtoi kryetari amerikan nga Florida, ku kishte ftuar kryeministrin japonez, Shinzo Abe. “Pesë vende po studiohen për takimin historik të parashikuar me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un, që do të zhvillohet në fillim të qershorit ose më parë”, theksoi Donald Trump, përcjell Atsh. Kryetari amerikan, Donald Trump ka pritur të martën në Florida kryeministrin japonez, Shinzo Abe për të folur për drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un, me të cilin do të takohet pas disa javëve në një samit historik.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të …