Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë kushtuar Ditës së komunitetit turk në Kosovë

Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë kushtuar Ditës së komunitetit turk në Kosovë

Kryeministri, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë kushtuar Ditës së komunitetit turk në Kosovë. Në këtë ceremoni, e cila u mbajt nën Patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku të pranishëm ishin deputetët nga komuniteti turk në Kosovë, ambasadorë dhe përfaqësues të shumtë nga jeta politike dhe kulturore, kryeministri Haradinaj, duke uruar për këtë ditë, por edhe për sukseset dhe te arriturat e këtij komuniteti, tha se shqiptarët dhe turqit në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe kjo është dëshmuar në mënyrën më të mirë të jetës sonë. Kryeministri Haradinaj tha se turqit e Kosovës, por edhe populli i Kosovës, ka marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë, me vëllezërit tanë që janë atje dhe këto marrëdhënie do të ruhen edhe në të ardhmen. Kryeministri kujtoi para të pranishmëve, që në vitin 2000, si anëtar i Këshillit të Përkohshëm Administrativ pati kërkuar që gjuha turke të ketë pozicionin e vet në kuadër të gjuhëve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …