Ka filluar aktiviteti “Dyert e hapura” në shkollat profesionale të komunës së Suharekës

Me qëllim të informimit të nxënësve, prindërve për mundësitë që ofrohen në shkollimin e mesëm të lartë në komunën e Suharekës si dhe mundësitë për tregun e punës pas përfundimit të këtij shkollimi, Drejtoria e Arsimit ka filluar aktivitetin “Dyert e hapura“, ku nxënësve të klasave të nënta u krijohet mundësia të vizitojnë shkollat profesionale të komunës së Suharekës dhe do të kenë mundësinë të njihen më për së afërmi me lëmitë-profilet e këtyre shkollave për vitin shkollor 2018/19. Aktivet profesionale të këtyre dy shkollave (“Skender Luarasi” dhe “Abdyl Rama”) në koordinim me Drejtorët kanë ekspozuar të punimeve të nxënësve dhe kanë përgatitur prezantime të cilat tashmë janë duke u shpalosur para nxënësve të klasave të nënta, të shkollave fillore të mesme të ulëta. Aktiviteti ka filluar, ku ishin nxënësit e katër shkollave nga: Savrova, Bukoshi, Peqani dhe Sllapuzhani. Nxënësit janë pritur nga Ekipet e formuara nga Drejtoria e shkollës teknike dhe ajo profesionale dhe të gjithë nxënësve të klasave të nënta u mundësua që edhe praktikisht te shohin kabinetet, laboratoret, punëtoritë ekzistuese ne shkollat e mesme dhe dëgjuan prezantimet e përgatitura nga mësimdhënësit e këtyre shkollave dhe për së afërmi panë punimet e nxënësve të ekspozuara në korridorin e shkollës. Këto vizita do të zgjatin gjatë tërë javës ku secila shkollë është përfshirë në këtë aktivitet.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …