Vazhdon realizimi i projekteve në asfaltimin e rrugëve dhe trotuareve në komunën e Vitisë

Në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë është duke u punuar në asfaltimin e disa rrugëve nëpër lagjet e këtij lokaliteti. Aktualisht po vazhdojnë punimet për asfaltim të rrugëve Hajrë Hajra 1, rruga Hajrë Hajra 2, Qendra e fshatit ku përfshihen 5 rrugë, rruga Lindje etj. Ndërkohë, në Budrikë është duke u realizuar projekti i rregullimit të trotuarit nëpër rrugën qendrore të fshatit. Realizimin e punimeve e ka parë nga afër edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka vizituar këto dy lokalitete, me ç’rast është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve që po zhvillohen aty.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …