Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se duhet të nis mbikëqyrja parlamentare për FSK-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se duhet të nis mbikëqyrja parlamentare për FSK-në

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka debatuar rreth raportit të Komisionit Evropian për shtetin e Kosovës, për fushën e sigurisë. Në këtë takim është vënë në pah dështimi i mbikëqyrjes parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Këtë konstatim e kanë pranuar edhe deputetët të cilët janë pjesë e këtij komisioni. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se është koha që komisioni të fillojë mbikëqyrjen parlamentare për FSK-në. Po ashtu, edhe deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka thënë se duhet të fillojë mbikëqyrja parlamentare për FSK-në. Ai ka pranuar se ka ngecje edhe ne planin kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …