Thaçi: Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane

Qeveria e Kosovës barti te kryetari i Shtetit kompetencat për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka bartur te kryetari i Shtetit kompetencat për zbatimin e marrëveshjeve të deritashme me Serbinë, krahas përcaktimit për t’ia lënë në dorë edhe fazën finale të dialogut. Në Kuvend kanë alarmuar se kjo bart rreziqe për vendin, meqë Qeveria  nuk ka autoritet mbikëqyrës mbi kreun e shtetit. Qeveria në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë, ka miratuar Planin Aksional për adresimin e rekomandimeve të Raportit për Kosovën, që javën e shkuar e ka publikuar Komisioni Evropian. Në kapitullin e katërt janë të listuara dy veprime, që i referohen normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Aty Presidenca është identifikuar si institucion për “intensifikimin e punës në zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut teknik”.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …