Gjatë muajit të fundit prej 6 korrik deri më 8 gusht 2020 kanë ndërruar jetë 10 veteranë të luftës së UÇK-së

Më 27 prill përkujtohen katër dëshmorët e UÇK-së në Majdan të Melenicës

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri, njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, veteran e invalid të UÇK-së, bashkëluftëtar të dëshmorëve e qytetar , se datën 27.04.2018 nga ora 10:00 fillojnë me homazhet tek vendi i rënies së dëshmorëve në Majdan të Melenicës-Mitrovicë  Në përvjetorin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të kombit: ARSIM (NAZMI) MUZAQI, RRUSTEM (NEZIR) HYSENI, SHEMSI (XHAFER) ISTREFI, ENVER ( ISTREF) MUSA Kurse prej orës 12:00 do të bëhen homazhe në varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Bletaj-Vushtrri LAVDI dëshmoreve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …