MINISTRI LEKAJ NËNSHKROI KONTRATËN PËR FILLIMIN E PUNIMEVE NË AUTOUDHËN “ZAHIR PAJAZITI – HAKIF ZEJNULLAHU – EDMOND HOXHA”, PRISHTINË – MITROVICË

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në Autoudhën “Zahir Pajaziti – Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri Lekaj është shprehur: “Ashtu siç jemi zotuar në ditën tonë të parë të punës së Qeverisë Hardinaj, Mitrovica nuk do të jetë më e harruar në projektet kapitale zhvillimore për vendin. Sot rruga, nesër Trepça e kështu do të vazhdohet deri në zhvillimin dhe integrimin e plotë të këtij qyteti dikur ndër me të rëndësishmit për ekonominë e Republikës së Kosovës. Segmenti i dytë i kësaj autoudhe do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të përfundojë brenda 24 muajve. Në ndërkohë ne vazhdojmë të punojmë pandalshëm për dy segmentet e mbetura, që po ashtu financohen nga Fondet Arabe. Urime Mitrovicë dhe Vushtrri! Urime Kosovë!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …