Të pandehurit për luftimet në Kumanovë, paralajmërojnë bojkot të seancave

Të
pandehurit që akuzohen për luftimet në Kumanovë, kanë paralajmëruar se
do të bojkotojnë seancat gjyqësore, nëse institucionet nuk u garantojnë
sigurinë. Kjo vjen pas rastit të fundit kur njësitë speciale kanë ushtruar dhunë
brutale ndaj të paraburgosurve shqiptarë, teksa po transporteshin drejt Gjykatës.
Ndërkohë avokatja mbrojtjëse e disa prej të pandehurve, Artene Ademi-Iseini, dorëzuar
tashmë shkresë në MPB, Ministrinë e Drejtësisë, te Avokati i Popullit, Gjykata
Penale dhe Komiteti i Helsinkit, institucione këto nga të cilat ajo kërkon
mbrojtje për klientët e saj. Shqetësimet e të paraburgosurve se ndihen të
rrezikuar për sigurinë e tyre, ua ka përcjellë institucioneve përkatëse. Edhe
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti ka deklaruar se është hapur lëndë mbi torturën
policore ndaj të akuzuarve nga grupi i Kumanovës. Janë marrë deklarata, raporte
mjekësore dhe fotografi, dhe nëse dëshmohet se të paraburgosurit janë
keqtrajtuar, Memeti do të kërkojë përgjegjësi penale nga policia.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …