BSPK proteston të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët në vendet e tyre të punës

BSPK 1 majin do ta shënojë duke protestuar për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës 1 majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës do ta shënojë duke protestuar për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët. BSPK-ja si kërkesa do të ketë zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë në punë dhe shëndeti në punës, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor. Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se çështja e punëtorëve nuk është e kënaqshme dhe se kjo është arsyeja pse do të protestojnë.  Kreu i BSPK-së u shpreh se siguria në punë, respektimi i ligjit të punës nuk janë të kënaqshme. Ajdini u shpreh se një punëtor mund të humbas jetën për shkak të mungesës së një rripi të sigurisë. Ndërsa kryetari i Këshillit Organizativ në BSPK, Jusuf Azemi, foli edhe për rastin e zhdukjes së dy policëve dy ditë më herët. Kurse, sa i përket protestës që do të mbahet nesër, ai tha se çdo gjë është gati.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …