Mbahet festivali tradicional i muzikës klasike  “Do Re Mi” në Rahovec

Në organizim të Shkollës së Mesme të Muzikës “Faik Sylka” në qytetin e Rahovecit, në bashkëpunim me drejtorinë e Kulturës, Rinis dhe Sportit gjatë pasdites së mërkurë në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”, është mbajtur festivali tashmë tradicional për muzikë klasike “Do Re Mi”. Të pranishëm në festival ishin Smajl Latifi me bashkëpunëtor, nxënës dhe adhurues të muzikës klasike. Në fjalimin e mbajtur Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përgëzuar nxënësit dhe profesorët e Shkollës së Mesme të Muzikës “Faik Sylka”, për organizmin e mirë të festivalit tani më tradicional  dhe interpretimit shembullor nga ana e nxënëseve të kësaj shkolle. Festivali i muzikës klasike “Do Re Mi”, tashmë është tradicional dhe Komuna po e mbështet në forma të ndryshme që ky festival të organizohet çdo vit e më mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …