Kryetari Haiti priti në takim përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Zhitia”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira si dhe Tajar Neziri, ushtrues detyre i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, kanë pritur në takim një delegacion nga Shoqata Humanitare “Zhitia”. Me këtë rast Kryetari Haliti, e ka çmuar lartë punën që po bënë kjo shoqatë në të mirën e komunitetit në veçanti të njerëzve në nevojë duke potencuar se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunoj me ta. Ai ndër tjerash shtoj se puna e njerëzve vullnetar është një punë që duhet të çmohet lartë dhe bëri me dije se në takim ata kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e Komunës së Vitisë dhe Shoqatën Humanitare “Zhitia”.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …