Ministresha Hoxha nuk dëshpërohet për viza, sepse ajo e të gjithë qeveritarët e akrabatë e tyre, i gëzojnë ato

Ministresha Hoxha nuk dëshpërohet për viza, sepse ajo e të gjithë qeveritarët e akrabatë e tyre, i gëzojnë ato

Konstatimet e ministreshës së Integrimit, Dhurata Hoxha, lidhur me vizat  janë të paqëndrueshme nëse ajo me “kosovarë” nuk ka nënkuptuar qeveritarët e zyrtarët aktualë të Kosovës, dhe tërë akrabatë e tyre, të cilët nuk kanë nevojë për viza, sepse ato i gëzojnë sipas statusit diplomatik. Ndërsa qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në Ballkan, që edhe 19 vjet pas luftës dhe 10 vjet pas Shpalljes së Pavarësisë nuk u lejohet, as do t’ iu lejohet ndonjë herë  lëvizja e lirë në vendet e BE-së. Tani po shihet  fare mirë, për ata që mendojnë esëll dhe jo sipas porosive politike se nuk ishte demarkacioni me Malin e Zi kushti i vetëm, por vetëm njëri nga kushtet e tjera, që do t’ i vihen në vazhdim Kosovës për liberalizim të vizave. Tani kushti i radhës do të jetë formimi i AKS-së sipas kërkesave serbe, pastaj korrpucioni i cili ka zënë rrënjë dhe më lehtë shuhet BE-ja, sesa korrupsioni në vendin tonë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Lumir Abdixhiku: Shteti i Kosovës dhe qytetarët nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke  komentuar letrën e tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit, Albin …