Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Pres presione të mëdha, por ne duam të përpiqemi të arrijmë te një zgjidhje kompromisi

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se vendet perëndimore tash e një kohë të gjatë po përpiqen ta ndryshojnë formatin e bisedimeve për Kosovën në Këshillin e Sigurimit ë Kombeve të Bashkuara. Mediet më herët kanë raportuar se Londra do të mund të kërkojë ndërprerjen e mbledhjeve për Kosovën ose të kërkojë që ato të jenë të mbyllura për publikun. Qëllimi i kërkesës, ishte që çështja e Kosovës të bartej në korpusin e “çështjeve procedurale” sepse në atë format Rusia dhe Kina nuk do të mund ta përdornin veton. “Këtë po përpiqen ta bëjnë qe një kohë të gjatë Britania e Madhe, SHBA-ja, Franca dhe të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën. Ata po thonë se në Kosovë nuk ka probleme, se nuk ka nevojë për raporte gjashtëmujore, porse vetëm të shkohet në mbledhje plenare e… Këtë e bëjnë tash e një kojë të gjatë dhe nga këndi i tyre ata punën e vet për Kosovën tashmë e kanë përfunduar. Periudha para nesh është vendimtare dhe e vështirë për vendin tonë, për qytetarët tanë, për popullin tonë. Pres presione të mëdha, por ne duam të përpiqemi të arrijmë te një zgjidhje kompromisi. Mbetet të shohim e të presim çfarë mendojnë t’i ofrojnë ata Serbisë dhe ne pastaj do të marrim vendime”, thotë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …