VV reagon kundër arrestimit të Albulenë Haxhiut dhe Faton Topallit

Lëvizja Vetëvendosje  ka bërë të ditur se është arrestuar  deputeti Faton Topalli brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës nga Policia, e cila sot arrestoi edhe deputeteb, Albulenë Haxhiu. Megjithatë, as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të mund ta ndalin kundërshtimin e ‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.  Kundërshtimi i këtyre marrëveshjeve po rritet sikurse është në rritje edhe numri i të përndjekurve nga ky pushtet për këto marrëveshje. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve dhe kërkojmë tërheqjen e marrëveshjeve kriminale. Vazhdimi i arrestimit të opozitës do ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe do ta thellojë krizën”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes me rastin e arrestimit të dy deputetëve të saj nga policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …