leoni

Hashim Thaçi

Kryetari, Thaçi, dekretoi shpalljen e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin në mes Kosovës e Malit të Zi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, në të cilin thuhet se kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekreton Shpalljen e Ligjit Nr.06/L-60 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të miratuar nga Kuvendit i Republikës së Kosovës, më 21.03.2018, i shqyrtuar nga Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës, me aktvendimin (rasti Nr. KO45/18, Nr. Ref. 1225/18, datë 30.04.2018), dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, më 02.05.2018, thuhet në njoftim. Ky dekret ka hyrë sot në fuqi, pas nënshkrimit të tij nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …