Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, OVL e UÇK-së në Pejë organizon gara sportive

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, OVL e UÇK-së në Pejë organizon gara sportive

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë organizon gara sportive më 5 dhe 6 maj. Garat do të fillojnë sot, në ora 14.30, me turneun e shahut “Besnik Lajçi”, ai në streetball “Mustafë Morina” dhe turneu i shenjëtarisë “Mustafë Abazi”. Aktivitetet sportive për ta shënuar Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar do të vazhdojnë edhe të dielen, më 6 maj. Ato do të fillojnë në ora 11.00 me turneun tradicional në pingpong “Gazmend Berisha Kalega” dhe turneu tradicional në futboll “Shpëtim Bobi”.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …