Zëvendës-kryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në cilësinë e raportueses për Kosovën, në Komitetin e politikës së jashtme ja kaparqitur raportin për Kosovën. Edhe kësaj radhe raporti përmban arritjet në raportet e Kosovës me BE-në, por edhe i referohet situatës aktuale në Kosovë dhe pozitës së saj rajonale dhe ndërkombëtare. Në debatin e Komisionit përkatës parlamentar, Lunaçek ka përmbledhur pikat kryesore të këtij raporti, duke veçuar nënshkrimin e MSA-së dhe duke paralajmëruar se Parlamenti Evropian do të japë pëlqimin e vet për këtë Marrëveshje të parë kontraktuale me Kosovën në fillim të vitit 2016.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
