leoni

Organizohet Turniri Memorial për Dëshmorin e Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut Agron Kuçi, Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe OVL-UÇK- Deçan, është organizuar Turniri Memorial për Dëshmorin e Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj. Në këtë turnir memorial tashmë tradicional, të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe Gjeneral Lahi Ibrahimaj. Pjesë e turnirit ishin edhe Klubi i futsalit Juniku nga Juniku, Klubi i futsalit Deçani nga Deçani, Klubi i futsalit Besa nga Peja, Klubi i futsalit Drenica nga Drenica dhe Klubi i futsalit Vjeshta nga Gjakova.

Në këtë turnir memorial në finale u takuan FC. Juniku dhe FC. Besa, ndërsa vendi i parë i takojë, Klubit të Futsalit Besa nga Peja,

Vendi i dytë, Klubit të futsalit Juniku nga Juniku

Lojtari më i mirë u shpall, Melos Kelmendi – FC. Besa dhe

Portieri mirë i mire,Labinot Dakaj- FC. Besa.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …