Komuna e Malishevës dhe Bashkësia Islame, nënshkruan marrëveshjen për kryerjen e shërbimeve të varrimit

Duke u bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës së Malishevës, të datës 4 prill, të këtij viti, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës. Sipas marrëveshjes, Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë, obligohet që të kryej shërbimet e varrimit, të cilat mbulohen me mjete buxhetore të Komunës së Malishevës, ku përfshihet regjistrimi i rastit në librin amëz i të vdekurve, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurove. Përndryshe, Komuna e Malishevës, edhe vitin e kaluar, i ka mbuluar shpenzimet për shërbimet e varrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …