Konstituohet Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë të Luftës së UÇK-së si dhe Martirë të Luftës

Nën drejtimin e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina u mbajt mbledhja e parë konstituive e Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë të Luftës së UÇK-së si dhe Martirë të Luftës. Mbledhja, punoi me të vetmin rend të ditës. Zgjedhja e kryesuesit të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë të Luftës së UÇK-së si dhe Martirë të Luftës. Kryesuese e këtij Komiteti u zgjodh, Vlorë Manaj – Krasniqi, edhe në këtë Komitet, Nisma Socialdemokrate nuk i ka emëruar anëtarët e vet. Kryesuesja e Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë të Luftës së UÇK-së si dhe Martirë të Luftës, theksoi. “Do të bashkëpunoj me të gjithë, sepse dëshmorët janë të gjithëve, për mua është sakrificë dhe motiv për një punë të mirë dhe shërbime për këtë kategori më meritore të shoqërisë sonë”. Anëtarët e këtij Komiteti u zotuan se shumë shpejt do të prezantojnë planin e punës dhe veprimit për gjashtëmujorin e vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …