Mustafa: Ende ekziston mundësia për dialog

Pas refuzimit të ftesës nga partitë
opozitare, kryeministri, Isa Mustafa është shprehur se ende ekziston mundësia që
të bisedohet për çështjet e ngritura nga opozita. Gjatë një vizite në QKUK,
kreu i Qeverisë theksoi se secili nga krerët opozitarë duhet të nisen se a po i
kontribuojnë qetësisë së qytetarëve. Në lidhje me çështjen e shënjimit të kufirit
me Malin e Zi, Mustafa shprehu bindjen se ky proces është kryer me përgjegjësi.
Sipas tij, meqë opozita është e pakënaqur, atëherë do të ngrihet një komision
ndërkombëtar për të treguar të vërtetën.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …