Vazhdon dezinsektimi i zonave endemike në Komunën e Malishevës

Bakir Izetbegoviq: Nuk ka kurrfarë arsyeje të ketë ndonjë të keqe pse Erdogan vjen në vendin tonë

Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq ka thënë se njëra nga temat e takimit të tij me kancelarin gjermane Angela Merkel ka qenë edhe shkuarja e kryetarit turk në Bosnje. Ai ka konfirmuar se me Rexhep Tajip Erdoganin do të marrë pjesë në takimin në Sarajevë që do të mbahet në hallën “Olimpik Zetra” më 20 maj. Angela Merkel me këtë rast ka pyetur nëse Erdogan do të shkojë në Sarajevë dhe nëse atje do të mbajë takim parazgjedhor. Izetbegoviq ka thënë për Radios-Evropa e Lirë se  bëhet fjalë për takimin e Unionit të demokratëve turq të Evropës, për Kongresin e tyre të 6-të, në të cilin merr pjesë Erdogan dhe unë me të. Merkelit i thashë se Erdogani është mik i Bosnjës. Nuk ka kurrfarë arsyeje të ketë ndonjë raport të keq pse ai do të vijë në vendin tonë. Ne po ashtu në Gjermani vijmë për të lobuar për vota, edhe për SDA-në. Në Bosnje vijnë edhe Aleksandar Vuçiq e Andrej Plenkoviq, Milorad Dodik shkon në Serbi në takimet parazgjedhore”, ka theksuar Izetbegoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …