Gjykata

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë publikuar listën e plotë me emrat e avokatëve

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale  kanë publikuar listën e plotë me emrat e avokatëve. Regjistrimi në Lista bën që këta avokatë të kenë mundësinë të zgjidhen për t’u paraqitur para DHSK-së për të përfaqësuar të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash, apo çdo person tjetër që ka të drejtën e përfaqësimit ligjor në bazë të Ligjit për krijimin e Dhomave dhe të Direktivës për Mbrojtësit. Listat e publikuara përmbajnë emrat e 87 profesionistëve të fushës së drejtësisë nga Kosova, Serbia, dhe një numër vendesh të tjera. Mbrojtësit mund të zgjedhin nëse duan që emrat e tyre të përmenden në faqen e internetit të DHSK-së. Ky është radha e  dytë e njoftimeve, pas Listave të shpallura më 14 mars 2017. Kryetarja e gjykatës, bullgarja Ekaterina Trendafilova,  ka uruar të gjithë kandidatët duke përkujtuar për kriteret e rrepta për pranim në këto lista.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …