Haradinaj: Krenarë që po i jetojmë çastet kur marrëdhëniet me shtetin gjerman po intensifikohen, e vendi ynë po e përjeton

Haradinaj: Krenarë që po i jetojmë çastet kur marrëdhëniet me shtetin gjerman po intensifikohen

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj ka qenë sot në Komunën e Drenasit, vend ky i cili e ka shpallur, zëvendës-presidentin e Parlamentit Europian  Qytetar Nderi  të qytetit të Drenasit. Haradinj ka thënë se jemi krenarë që po i jetojmë në kohën kur marrëdhëniet me shtetin gjerman po forcohën me shumë.

“Rainer Wieland, zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian nga sot është Qytetar Nderi i Drenasit, akt që i bën nder Kosovës dhe popullit të saj dhe ridëshmon admirimin tradicional të shqiptarëve për Gjermaninë dhe gjermanët. Krenarë që po i jetojmë çastet kur marrëdhëniet me shtetin gjerman po intensifikohen, e vendi ynë po e përjeton Gjermaninë si nyje që Kosovën e lidhë me familjen e saj, ku edhe përket, në Bashkimin Europian”, ka shkruar kryeministri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …