Kryetari Begaj, vazhdon të pres në takime maturantët malishevas

Në kuadër të pritjes së palëve dhe të qytetarëve nga ana e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ditëve të fundit, me kënaqësi të veçantë, kryetari Begaj, është duke pritur dhe takuar në takime individuale edhe maturantët, të cilët janë në përfundim e sipër të maturës dhe përgatitjes së tyre për studime. Në mesin e shumë maturantëve, kryetari Begaj dhe nënkryetari Berisha, kanë vazhduar me pritjen e maturnatëve, ku janë njoftuar me angazhimet e tyre në përfundim të shkollimit të mesëm, përkatësisht maturës, si dhe për ambiciet e tyre në vazhdimin e shkollimit të lartë. “Rinia është pasuria jonë më e madhe, andaj edhe përkushtimi ynë për rininë është shumë i madh. Të gjithë maturantëve të komunës sonë ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme në realizimin e ëndrrave të tyre, në drejtimet që secili do të zgjedhë për ti studiuar, që nesër përgatitjet e tyre ti përdorin në të mirën e tyre individuale, familjeve të tyre, komunës dhe vendit”, ka thënë mes tjerash kryetari Begaj, gjatë takimeve të vazhdueshme me maturantët, të cilët po i takon si në zyrë, ashtu edhe në aktivitete tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …