Sot në Tiranë në sheshin pranë Piramidës, u mbajt një
protestë në mbështetje të deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili u
arrestua ditë më parë në Prishtinë. Me pankarta kundër Zajednicës, protestuesit
e mbledhur kërkuan lirimin e ish-kryetarit të Vetëvendosjes. Përfaqësuesi i këtij
subjekti në Shqipëri, Elvis Hoxha, në fjalën e tij tha se po punohet që 7
milionë shqiptarët të ndahen në zona të vogla, përkundër serbëve që jetojnë të
bashkuar. “Ne kemi vetëm kriminelë në rendin kombëtar dhe ata janë vënë për ta
zhdukur kombin e Shqipërisë. Evropa e bashkuar nuk bëhet dot pa shqiptarët e
bashkuar”, tha midis të tjerash aktivisti, Elvis Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro
Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
