U mbajt Dita e Shkollës “Kuvendi i Junikut”

Në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, të martën u mbajt dita e shkollës me rastin e 10 vjetorit të themelimit të këtij Gjimnazi dhe 106 vjetorit të Kuvendit të Junikut. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë, njëherit tha se Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, është shembull se si mund të ngritet një institucion arsimor me përkushtim e punë. Kryetari Kuçi, përgëzoj nxënësit dhe mësimdhënësit për sukseset e arritura, po ashtu i inkurajoj që të vazhdojnë me të njejtën dinamikë, duke u premtuar përkrahje të parezervë.

Po ashtu, nga Ansambli “Kuvendi i Junikut”, u mbajtën disa pika artistike!

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …