Vazhdojnë punimet në rrugën për ujëvara dhe rrugën Malishevë-Kijevë

Po vazhdojnë punimet në dy rrugët që kanë rëndësi të veçantë për Malishevën, e para është rruga që të dërgon në Ujëvarat e Mirushës dhe e dyta rruga Malishevë-Kijevë. Punimet në këto dy rrugë i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Islam Vrenezi. Punimet në këto dy rrugë janë duke vazhduar dhe besohet se shumë shpejtë edhe do të përfundojnë, pasi të dy këto rrugë kanë rëndësi të madhe. Rruga që të dërgon tek Ujëvarat e Mirushës dhe kanioni përgjatë lumit Mirusha, ka rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, pasi kjo është zona turistike më atraktive që ka jo vetëm Komuna e Malishevës, por është zona më atraktive në vend, sepse në këtë kanion gjinden shtatë ujëvara dhe liqene, si dhe me bukuri të rralla natyrore dhe bimë unike që rriten vetëm në këtë pjesë. Po ashtu edhe rruga Malishevë -Kijevë, ka rëndësi të madhe, jo vetëm për banorët që jetojnë në këtë pjesë, por kjo rrugë është edhe rrugë ndër komunale, që lidhë Malishevën me Klinën, por për shkak të terrenit, rruga është e dëmtuar në masë të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …