Ymeri: Pushteti po e përdor policinë në funksion të kërkesave dhe interesave të Serbisë

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri pasi arrestimit të Albin Kurtit dhe aktivistëve te VV-së, ka vlerësuar se këto arrestime dhe të gjitha aksionet e sotme të policisë së Kosovës , kanë ndodhur si pasojë e ndërhyrjes së pushtetit. Ai gjithashtu ka shtuar ky pushtet po e përdor policinë në funksion të kërkesave dhe interesave të Serbisë me ‘Zajednicën ‘, dhe të interesit territorial që ka Mali i Zi me demarkacionin , deri sa ka thënë se kjo është bërë vetëm një qëllim që projektet e tyre antipopullore dhe anti republikane t’i zbatojnë përmes brutalitetit policor, të cilin e kanë nën kontroll dhe të cilin e përdorin për interesat e tyre.

Ymeri ka konfirmuar se protestat e partive opozitare do të vazhdojnë t’i kundërshtuar këto marrëveshje., deri sa ka thënë policia po i mban zyrat e VV-së të uzurpuara duke mos i lënë aktivistët që të hynë në to.

Ymeri gjithashtu ka thënë se nuk do të lejohet që të bahen seanca normale në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si kundërshtim i dy marrëveshjeve të fundit.

Hyrjen e policisë ne objektin e selinë kryesore të VV-së, Ymeri ka cilësuar se është në kundërshtim me ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …